Kacafytje në vitin 1985 në Gjilan, ja si futet milicia me qen në fushë! Formacioni më shumë emra të njohur

Futboll

Kacafytje në vitin 1985 në Gjilan, ja si futet milicia me qen në fushë! Formacioni më shumë emra të njohur

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:11
Kacafytje në vitin 1985 në Gjilan, ja si futet milicia me qen në fushë! Formacioni më shumë emra të njohur

Me 8 maj (e mërkurë) në vitin 1985 tollovi, fyerje, kacafytje në stadiumin e Qytetit në Gjilan!  Ndeshje e javës së 26-të siç quhej atëkohë e Ligës së Parë krahinore të Kosovës dhe derbi i madh që tuboi mbi 6 mijë shikues. Atëkohë u ndeshen mes vete Cërvena Zvezda e Gjilanit dhe Buduçnosti i Pejës. 

Kjo video është publikuar edhe më herët por jo edhe formacionet e skuadrave, ku janë shumë emra të njohur.

Emra të njohur luanin në ekipin gjilanas, si Muharrem Sahiti, Naser Bunjaku, Nehat Osmani, Shefqet Lajçi, Skënder Bunjaku, Xhelal Jetishi, Sabri Dërmaku etj. ndërsa te pejanët luante Abdyl Bellopoja, Bakir Burri, Osman Shala, Gani Dautaj, Agim Hoxha, etj.  Në tribunat e stadiumit kanë qenë edhe Fadil Vokrri, Shefqet Sinani dhe Erdogan Celina. Atmosferë e zjarrtë, por kah fundi tollovi, fyerje e kacafytje.

Gjilanasit fituan me rezultat 1:0 me golin e Shefqet Lajçit në minutën e 22-të. Pejanët ishin të pakënaqur me referim dhe tentuan ta sulmojnë. Portieri pejan Vukoviq shihet në video nga minuta e 3.10 duke sharë publikun, ndërsa nga minuta e 3.40 shihet tollovia e madhe dhe futja e milicisë me qen në fushë, pamje të publikuar nga "Besfort video". Atëkohë gjilanasit prinin me 42 pikë tri më shumë se pejanët.

Formacionet: 
Cërvena Zvezda e Gjilanit: Markoviq, Dërmaku 5, S. Bunjaku 6, Ahmeti, Trajkoviqi 5, Stankoviq 7, Jetishi 5 (Mehana), Osmani 7, Sahiti 7 (Rudiqi), N. Bunjaku 7 dhe Lajçi 7.
Buduçnosti nga Peja: Vukoviq 7, Burri 6, Kolenoviq 6, Bellopoja 7, Dautaj 6, Kastrati 5, Bullatoviq 6, Hoxha 6 (Belegu 6), Nekoviq 6, Malikoviq 6 dhe Shala 6 (Krushçiqi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat