Këto janë pesë klubet e mëdha që e duan Lionel Messin

Futboll

Këto janë pesë klubet e mëdha që e duan Lionel Messin

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:11
Këto janë pesë klubet e mëdha që e duan Lionel Messin

Lionel Messi pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës së vitit 2021.

Lojtarit më të mirë në histori të Barcelonës i skadon kontrata dhe sipas medieve spanjolle ai nuk do ta vazhdoj atë.

Menjëherë pas këtij lajmi kanë filluar të qarkullojnë edhe lajmet se ku do ta vazhdoj Messi karrierën e tij.

Nuk ka klub në botë që nuk do ta donte argjentinasin në skuadër, mirëpo pak klube e përballojnë pagën e tij e cila është mbi 30 milionë euro në vit.

E sigurt është vetëm se Messi nuk do të luaj për asnjë skuadër tjetër në La Liga, ndërsa opsione mbetën Liga Premier, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1.

Bayern Munich, Manchester City, Juventus, Liverpool dhe Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për yllin argjentinas.

Nëpër mediet e ndryshme botërore kanë filluar edhe të bëjnë dizajne se si do të dukej Messi me fanellat e këtyre skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat