Fernandes çmend tifozët

Futboll

Fernandes çmend tifozët

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:13
Fernandes çmend tifozët

Manchester United ka bërë një blerje shumë të mirë në janar, pasi Bruno Fernandes po justifikon çdo cent të shpenzuara për të. Mesfushori i blerë nga Sportingu ishte vendimtar dhe në fitoren kundër Burnleyt me rezultatin 3-0.

Portugezi shënoi dy gola duke i dhuruar 3 pikë skuadrës së tij. 25-vjeçari fitoi çmimin si lojtari më i mirë i muajit qershor për ekipin e “Djajve të kuq”. Afrimi më i ri i anglezëve e fiton për herë të 3 këtë çmim, madje arrin ta bëjë radhazi.

Fernandes i ka bërë menjëherë vend vetes në formacion dhe po paraqitet mjaft mirë.

Lojtari u ble për 55 milionë euro nga portugezët dheu përshtat shumb shpejt në futbollin anglez. Fernandes ka treguar se është një ndër më të mirë në Europë në rolin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat