Faton Domi - emër i madh i sportit të Kosovës. Faton Domi së bashku me Favzi Ramën, humbën jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni, me 22 nëntor të vitit 1987.
Fatoni e Favziu, dy emra të mëdhenj, ish futbollistë të Gjeneratës së Artë të Prishtinës, të kohës së kapitenit Fadil Vokrri, po ashtu edhe ky ka ndërruar jetë me 9 qershor të vitit 2018!
Sot Ibrahim Domi, ka kujtuar datëlindjen e Fatonit, ka shkruar disa rreshta emocionues!
“Sot është 4 korriku, ditëlindja e Fatonit, gjithmonë kjo datë ndërlidhet me pavarësinë e Amerikës”. Në verën e vitit 1987, Faton Domi dhe Favzi Rama u larguan nga KF Prishtina. Domi kaloi në KF Vëllaznimi nga Gjakova dhe Rama në KF Lirinë e Prizrenit.
Pas ndeshjes që u luajt të dielën në Prizren të asaj kohe, mes Lirisë dhe Vëllaznimit, që u fitua me 1:0 nga Liria, Rama dhe Domi, në orët e vona të mbrëmjes kishin humbur jetën. Ndërsa të mërkurën, tri ditë pas vdekjes së tyre, në stadiumin në Polud luhej ndeshja e mbetur mes Hajdukut të Splitit dhe Prishtinës, që u fitua nga vendasit me 3:1, u mbajt një minutë heshtje.