Iniesta: Messi apo Ronaldo?

Futboll

Iniesta: Messi apo Ronaldo?

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:13
Iniesta: Messi apo Ronaldo?

Gjithmonë është Messi vs Ronaldo… Kështu do të jetë deri sa argjentinasi dhe portugezi do të varin këpucët në gozhdë. Disa votojnë kapitenin e Barcelonas, të tjerë liderin e Juventusit.

Andres Iniesta që ka kaluar një jetë përkrah Messit dhe ka fituar gjithçka, për Corriere dello Sport i është rikthyer këtij argumenti kompleks dhe që ndez debate:

“Shumë gjëra janë thënë për Leon, ai është numër 1 për mua sepse ka gjithçka: driblimin, sakrifikimin për ekipin, sensi i skuadrës, gola, arrin të jetë vendimtar praktikisht në të gjitha ndeshjet dhe prej vitesh”.

“Kurrë nuk kam parë një lojtar kaq të vendosur dhe të fortë. Nëse Messi është numër 1, Cristiano është 2?

Leo është i ndryshëm. Të gjithë kanë shijet e tyre: na pëlqen të bëjmë krahasime, por për mua nuk janë të krahasueshëm! Edhe nëse shënojnë praktikisht të njëjtin numër golash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat