Real Madrid nuk kursehet

Futboll

Real Madrid nuk kursehet

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:19
Real Madrid nuk kursehet

Real Madrid raportohet se po planifikon të bëjë gjithçka për të marrë mesfushorin e Romës Nikola Zaniolo, i cili kushton të paktën 50 milion euro.

Zaniolo vazhdoi stërvitjen këtë javë me skuadrën, por siç raporton “Todofichajes.com” 21 vjeçari mund të përfundojë sezonin tjetër tek klubi spanjoll.

Kjo vjen pasi Real Madrid do bëjë gjithçka dhe nuk do kursehet për ta sjellë Zaniolon në kryqytetin spanjoll sezonin tjetër duke rivalizuar Juventusin për shërbimet e tij. Zidan e ka ndryshuar politikën e tij të merkatos në sezonet e fundit, pasi po fokusohet më shumë tek lojtarët e rinj premtues për të ardhmen.

Zniolo ka ende 4 vite kontratë me Romën, dhe klubi italian kërkon të paktën 50 milion euro për ta lënë të lirë mesfushrorin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat