Kërcënimi i Messit

Futboll

Kërcënimi i Messit

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:31
Kërcënimi i Messit

Messi është i mërzi tur te Barcelona dhe ka vendosur që t’i japë fund aventurës së tij me fanellën katalanase në 30 qershorin e vitit 2021, datë kur i përfundon kontrata.

Sipas “Cadena SER”, ylli argjentinas ka vendosur që të paralizojë negociatat për rinovimin e kontratës dhe të largohet në një tjetër destinacion. Një lajm i tillë shokoi të gjithë opinionin sportiv në Spanjë, por edhe në të gjithë botën.

Personi që u trondit më shumë nga ky vendim i Leo Messit është presidenti i katalanasve, Hozef Maria Bartomeu.

Në verën e ardhshme do të zhvillohen zgjedhjet për presidencën e klubit dhe ai do të përdorte kartën e fortë të rinovimit të Leo Messit. Por, fakti që “Pleshti” ka ngrirë bisedimet për rinovimin e kontratës do të sjellin pasoja të tjera. Kërcënimi i Messit apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat