Nazmi Rama do të jetë kryetrajneri i ri i KF Istogu

Futboll

Nazmi Rama do të jetë kryetrajneri i ri i KF Istogu

Nga: F.B Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:30
Nazmi Rama

Trajneri i njohur mitrovicas dhe trajneri i përfaqësueses së Kosovës në grupmoshën U-19 Nazmi Rama dhe KF Istogu mësohet se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për stinorin e ardhshëm.

Lajmi për emërimin e Nazmi Ramës kryetrajner tek skuadra KF Istogu është konfirmuar nga vetë trajneri Rama qw ka thënë për “Bota Sot” se pas bisedës që ka pasur me drejtuesit e skuadrës Istogu dhe analizës së planeve që ata kanë për skuadrën ka arritur marrëveshje që të drejtoj këtë klub në kampionatin e ardhshëm.

“Po mund të konfirmoj se pas insistimit të drejtuesve të klubit Istogu, kam pranuar ofertën që të drejtojë këtë klub. Duke qenë se kam qenë në këtë klub edhe më parë dhe duke njohur angazhimin, përkushtimin dhe synimet e kryesisë, dua të jam kontributin tim në drejtim të krijimit të një skuadre solide dhe të respektuar” tha Rama.

Klubi ka bërë investime jo vetëm në rregullimin e infrastrukturës por edhe në krijimin e kushteve si klub shumë i organizuar, ka një skuadër të mirë ndërkohë që në ditët e ardhshme pritet ardhja edhe e disa përforcimeve nga Anglia, bëhet fjalë për futbollistë të dëshmuar shqiptar, që do të jenë pjesë e skuadrës.

Sipas Rames klubi nuk ka imperativ dhe qëllim të domosdoshëm luftën për kreun e tabelës dhe inkuadrimin në Superligë, mirëpo nëse krijohen rrethanat dhe realizohen synimet pse mos të punohet dhe shfrytëzohen rasti.

Rama do nis stërvitjet të hënën ku do takojë stafin e futbollistëve dhe do të prezantoj planin dhe programin e tij të punës, me qëllim që skuadra me kohë të përgatitet për sfidat që e presin në edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat