Presidenti i Fiorentinas mohon gjithçka: Lajmet për De Rossi janë të rreme

Futboll

Presidenti i Fiorentinas mohon gjithçka: Lajmet për De Rossi janë të rreme

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:48
Rocco Commisso

Rocco Commisso ka mohuar marrëveshjen me Daniele De Rossi.

Mbrëmë është raportuar se Fiorentina dhe Daniele De Rossi kanë një marrëveshje për stolin, dhe thuhej se pritej vetëm zyrtarizimi.

Lidhur me këto zëra ka folur edhe presidenti i Fiorentina, Commisso, i cili ka thënë se këto janë lajme të rreme.

“Unë lexoj dhe shoh çdo ditë në medie ndonjë trajner të ri ose lojtar të ri drejt Fiorentina”, ka thënë Commisso..

“Deri ditën e kaluar, të gjithë thonin se ne kemi marrë vendimin për trajnerin e ri, derisa mbrëmjen tjetër pati një zgjedhje tjetër nga ne”, ka shtuar presidenti i Viola.

“Që kur unë erdha këtu, unë kam thënë se isha i shokuar nga lajmet e rreme që lexoj dhe dëgjoj”, shtoi Commisso, i pyetur për De Rossi.

Lajmin për De Rossi dhe marrëveshjen me Fiorentina mbrëmë e publikonin emra të njohur në gazetarinë sportive italiane, si Fabrizio Romano, me burim nga Di Marzio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat