Gjilani me pikë të plota nga Drenasi

Futboll

Gjilani me pikë të plota nga Drenasi

Nga: K. G. Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:53
Gjilani me pikë të plota nga Drenasi

Skuadra e Gjilanit shënon fitore me rezultat 2:0 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndaj Feronikelit. 

Pikë të mëdha për Gjilanin në lutë për titullin e kampionit, ndërsa vendasit nuk ia dolën të ndalin të paktën një pikë. 

Në minutën e 23-të, Sebino Plaku shënon për 0:1 falë edhe një gabimi të portierit Troshupa. Në pjesën e dytë, në minutën e 69-të, Muhamed Useini thellon fitoren në 0:2.

Sërish gaboi portieri Troshopa. Gjilani renditet në pozitën e katërt me 55 pikë, ka 11 më shumë se Feronikeli që është një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat