Gianluigi Buffon shkruan historinë, bëhet futbollisi me më së shumti paraqitje në Itali

Futboll

Gianluigi Buffon shkruan historinë, bëhet futbollisi me më së shumti paraqitje në Itali

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:58
Buffon

Legjenda italiane e futbollit, Gianluigi Buffon, ka shkruar historinë në ndeshjen që sonte Juventusi e fitoi ndaj Torinos.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30’të në kampionatin italian, ‘Zonja e Vjetër’ shënoi fitore ndaj rivalit lokal, Torinos.

Kjo ndeshje ishte e veçantë edhe për portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili shkruajti emrin e tij në historinë e futbollit italian.

42 vjeçari sonte regjistroi paraqitjen e tij të 648’të në Serie A, duke vendosur rekord të ri. Gardiani italian kaloi legjendën e Milanit, Paolo Maldinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat