Liverpool ka marrëveshje me Thiagon

Futboll

Liverpool ka marrëveshje me Thiagon

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 21:34
Thiago Alcantara

Tashmë dihet se Thiago Alcantara do të largohet nga Bayern Munich.

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, do të largohet nga skuadra e Bayern, në fund të këtij sezoni.

Tash e disa ditë, lojtari lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Liverpool, por akoma nuk ka diçka formale.

Sipas raportimeve të fundit të ‘Sport’, Liverpool është pajtuar për kushtet personale me lojtarin.

‘Reds’ thuhet të jenë në procesin e pajtimit me Bayern Munich, për shumën që duhet paguar për kartonin e lojtarit.

Thiago shihet si pjesa që ‘i mungon’ skuadrës së Liverpool në mesfushë. Doza e kreativitetit që spanjolli i ofron kampionëve të Premierligës, mund ta bëjë edhe më të frikshëm Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat