Bayerni mposht Bayerin – fiton kupën e Gjermanisë, DFB Pokal

Futboll

Bayerni mposht Bayerin – fiton kupën e Gjermanisë, DFB Pokal

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 21:57
Bayern

Bayerni tregon supremacinë në Gjermani.

Vetëm pak kohë pasi siguroi titullin e tetë radhazi në Bundesligë, ekipi më i madh gjerman shtoi një tjetër trofe në sirtarin e tij.

Bavarezët fituan edhe trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin gjerman, kupën, ose siç njihet ndryshe, DFB Pokal.

Skuadra nga “Allianz Arena” ishte dukshëm më e mirë sesa ajo nga “Bay Arena”, me ç’rast edhe e mposhti me rezultat të pastër, 4-2.

Alaba hapi serinë e golave në minutën e 16′, para se Gnabry ta vazhdonte atë për 2-0 tetë minuta më vonë. 0-2, u mbyll pjesa e parë.

14′ minuta brenda pjesës së dytë, mjaftuan që edhe Lewandowski të hyjë në listën e golashënuesve, para se Bende ta ngushtonte epërsinë në minutën e 63′.

Ishte sërish polaku Lewandowski që shënoi një minuta para kohës së rregullt për 1-4, ndërsa në sekondat e fundit, Havertz shënoi nga 11 metra, për të regjistruar edhe shifrat përfundimtare, Bayer 2, Bayern 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat