Mata dëshiron transferimin te Fenerbahce

Futboll

Mata dëshiron transferimin te Fenerbahce

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 00:22
Juan Mata

Juan Mata do të largohet nga Man Utd.

Merkatoja e verës me shumë gjasë do ta largojë Juan Matan nga ‘Old Trafford’, me lojtarin që po futet në vitet e fundit të karrierës së tij.

Sipas ‘Sansuruz Futbol’, Mata është i vendosur për largimin dhe preferon skuadrën e Fenerbahce.

Mesfushori spanjoll ka humbur tashmë rolin e tij në skuadrën e Manchester United dhe e ka të qartë se është e vështirë për ta rifituar atë.

Mbetet të shihet nëse Fenerbahce do të shfrytëzojë situatën e lojtarit dhe të bëjë ofertë formale.

Mata te Fenerbahce do të ishte një ndihmë e madhe për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, pasi spanjolli është asistues i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat