Buffon e pranon: Do të tërhiqem në këtë moshë!

Futboll

Buffon e pranon: Do të tërhiqem në këtë moshë!

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 10:03
Gianluigi Buffon

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka treguar planin e tij për të varur dorezat në gozhdë në moshën 43-vjeçare. Veterani me aktivizimin e djeshëm në ndeshjen derbi kundër Torinos theu rekordin si lojtari me më shumë ndeshje të luajtuara me Serie A. Portieri legjendar luajti ndeshjen e tij të 648 në kampionatin italian.

“Kam pritur për një kohë të gjatë për këtë rekord, por nuk është një problem. Tani po luajmë shumë ndeshje, është një periudhë delikate e sezonit dhe presioni që ndjej është vetëm në ndeshje. Jam shumë i gëzuar, por mungesa e rekordit nuk ka ndikuar më përpara.

“Kalova te PSG dhe më pas më erdhi mundësia të rikthehem. Kisha motivimin e duhur dhe e kuptova se i kam të gjitha mundësitë të luaj disa ndeshje pa problem në fushë. Do të jem këtu të paktën deri në moshën 43-vjeçare, por që kur kam mbushur 40 vjeç i mendoj gjërat muaj pas muaji”, – tha legjenda e Juves për Sky Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat