Flick thotë se Lewandowski mund ta fitojë ‘Topin e Artë’

Futboll

Flick thotë se Lewandowski mund ta fitojë ‘Topin e Artë’

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 11:04
Lewandowski

Robert Lewandowski është përmendur në mesin e favoritëve për të fituar ‘Topin e Artë’.

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka shprehur besimin se ylli i skuadrës së tij, Lewandowski, mund të fitojë ‘Topin e Artë’.

Flick beson se Bundesliga është në mesin e ligave më të forta në Evropë dhe suksesi i Robert Lewandowskit në këtë ligë mund t’i jap avantazh për çmimin më prestigjioz individual.

“Nëse llogarisim golat, shohim se ai ka shënuar 34 gola në Bundesliga këtë vit, pastaj shohim se si një lojtar nga Bundesliga mund të fitojë ‘Topin e Artë’. Kështu që, pse jo?”, ka thënë Flick.

“Ai ka bërë të gjitha punët me arritjet e tij këtë vit dhe do të dëshiroja ta fitonte”, ka shtuar trajneri i Bayern.

Herën e fundit kur një lojtar i Bayern Munich ka fituar një çmim të tillë ishte në vitin 1981, me Karl-Heinz Rummenigge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat