Pse zgjodhi Liverpooli?

Futboll

Pse zgjodhi Liverpooli?

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:53
Pse zgjodhi Liverpooli?

Virgil van Dijk ka thënë se Jurgen Klopp ishte një faktor i rëndësishëm në zgjedhjen e tij për t’iu bashkuar Liverpoolit në vend të Chelseat dhe Manchester Cityt.

Qendërmbrojtësi u largua nga Southamptoni në drejtim të Liverpoolit në janar të vitit 2018 për 75 milionë funte.

“Unë kisha shansin të shkoja te Chelsea dhe te Manchester City”, kishte thënë Van Dijk në disa mediume.

“Kur i krahasoni klubet, ju shikoni historinë, qytetin, skuadrën momentale, planet e tyre të ardhmen e afërt, por gjëja më e rëndësishme që shikoni është trajneri – dhe Jurgen Klopp është një arsye e rëndësishme se pse vendosa për Liverpoolin”, ka thënë reprezentuesi holandez.

“Klopp ka diçka të veçantë”, ka shtuar mbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat