Thyen rekordin 60-vjeçar të Juventusit

Futboll

Thyen rekordin 60-vjeçar të Juventusit

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 13:05
Thyen rekordin 60-vjeçar të Juventusit

Cristiano Ronaldo është bërë njeriu i parë në 60 vite, që shënon 25 gola për Juventusin në një sezon të vetëm, në Serie A, duke hyrë në histori me supergolin e djeshëm nga goditja e lirë, në derbin e Torinos. Standartet e tij të jashtëzakonshme janë ruajtur edhe gjatë gjithë sezonit aktual, me objektivin e gjetur në 25 raste, me vetëm 26 ndeshje në Serie A.

Ronaldo është ende në kërkim të “Këpucës së Artë” në Itali për vitin 2020, por mbetet 4 gola mbas bomberit të Lazio, Ciro Immobile. Koha është ende në anën e 35-vjeçarit, sepse mbetet një model i vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë.

Ai e ka ndihmuar Juven të ruajë kreun e renditjes në këtë sezon, në ndjekje të titullit të nëntë radhazi në Serie A. Lavdinë e titullit e shijoi që në sezonin e tij debutues në Itali, por vetëm me 21 gola të shënuar nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”. Kjo “valencë” e portugezit është përmirësuar në këtë sezon, duke u përputhur me legjendën e klubit bardhezi, Omar Sivori, më 1960-1961.

Ish-ylli argjentinas shënoi saktësisht 25 gola në atë sezon të largët, për ta ndihmuar Juven të fitonte titullin, megjithëse u arrit si golashënuesi më i mirë nga Sergio Brighenti i Sampdoria. Askush tjetër nuk kishte shënuar 25 gola sezonalë në Serie A, që nga ajo kohë, me shifrat legjendare të Alessandro Del Piero, Roberto Baggio dhe Michel Platini, të gjitha nën këtë limit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat