Interi synon ta ‘blindojë’ Lautaron me kontratë të re dhe rritje të klauzolës

Futboll

Interi synon ta ‘blindojë’ Lautaron me kontratë të re dhe rritje të klauzolës

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 13:52
Lautaro Martinez

Klauzola e lëshimit të Lautaro Martinez skadon të martën dhe Interi shpreson se do të jetë shkaktari që ai të shmang Barcelonën dhe të nënshkruajë një kontratë të re, të përmirësuar me klubin italian.

Argjentinasi ka një klauzolë me vlerë 111 milionë euro në marrëveshjen e tij të tanishme, por ajo mund të aktivizohet vetëm deri më 7 korrik nga klube jashtë Italisë.

Ndërsa Barca po lufton financiarisht pas shfaqjes së pandemisë së coronavirusit, ata nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë shumën e plotë, ndërsa Interi nuk e ka ndërmend të negociojnë shifrën e klauzolës.

Sipas gazetës Tuttosport, pasi afati të kalojë të martën, Interi do t’i paraqesë Lautaros planet e tyre për të ardhmen, përfshirë një kontratë të përmirësuar.

Kjo do të dyfishonte pagën e tij aktuale, e cila është në 2.5 milionë euor në sezon plus bonuse në lidhje me performancën.

Kontrata gjithashtu do të zgjatet nga 2023 në 2024 dhe është e mundur që ata do të synojnë të rrisin klauzolën e lëshimit përtej 111 milionë eurosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat