Agjenti i Hakimi: Conte e bindi lojtarin t’i bashkohet Interit

Futboll

Agjenti i Hakimi: Conte e bindi lojtarin t’i bashkohet Interit

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:03
Achraf Hakimi

Achraf Hakimi ishte lëvizja më interesante e ditëve të fundit në merkato.

Hakimi nënshkroi marrëveshje me Inter, duke u larguar kështu nga skuadra e Real Madrid, si dhe duke i dhënë fund huazimit te Dortmund.

Lidhur me transferimin e mbrojtësit të krahut ka folur edhe agjenti i tij, Alejandro Camano, i cili ka thënë se ishte Antonio Conte ai që bindi lojtarin.

“Zinedine Zidane ishte arsyeja e transferimit të tij(Hakimi) tek Inter”, ka thënë Alejandro.

“Ai duhet të shpjegojë pse kurrë nuk telefonoi lojtarin. Nuk mendoj se një rikthim te Real Madridi do t’i jepte mundësi, pasur parasysh prezencën e emrave si Dani Carvajal, por jam i sigurtë se e ardhmja e Hakimi do të jetë e mirë pas këtij hapi”, ka shtuar agjenti.

“Conte ishte kontakti konstant me Hakimi. Ai bisedoi me të për projektin dhe klubin, kështu që vendosëm për Inter”, tha mes tjerash Alejandro.

Hakimi kaloi tek Inter për 40 milionë euro, plus bonuset që duhet shtuar nga ‘Zikaltrit’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat