Dhjetë milionë funta për mesfushorin e talentuar

Futboll

Dhjetë milionë funta për mesfushorin e talentuar

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 15:22
Dhjetë milionë funta për mesfushorin e talentuar

Mesfushori 20-vjeçar i Chelseat Conor Gallagher ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në huazim në Championship, fillimisht me fanellën e Charltonit dhe më pas me anë të Swansea-t, ndërsa tani kërkohet nga disa klube në Premier Leagur.

E para që ka bërë hapa konkretë ka qenë skuadra e Crystal Palace, që ka trokitur në zyrat e klubit londinez për t’i ofruar 10 milionë paundë për kartonin e mesfushorit të talentuar, ndërsa tani pritet vendimi i trajnerit Franck Lampard.

Tekniku i Palace, Roy Hodgson ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e mira dhe konstante të Gallagher, ndaj u ka kërkuar drejtuesve të klubit që t’ia vënë në dispozicion për sezonin e ardhshëm, qoftë duke e blerë, qoftë duke e marrë në huazim.

Gjasat janë që drejtuesit e Chelseat të pranojnë shitjen e Gallagher, pasi në mesin e fushës kanë shumë futbollistë të rinj e të talentuar në dispozicion, të cilëve mund t’u shtohet edhe Declan Rice që kërkohet me ngulm nga Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat