Xavi nënshkruan rinovimin me Al-Sadd – ka klauzolë që lidhet me Barcelonën

Futboll

Xavi nënshkruan rinovimin me Al-Sadd – ka klauzolë që lidhet me Barcelonën

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 15:40
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez ka rinovuar me Al-Sadd.

Ish mesfushori i skuadrës së Barcelonës, Xavi Hernandez, do të jetë në krye të Al-Sadd deri në fund të sezonit 2019/20.

Lajmin për rinovimin e kontratës e ka konfirmuar skuadra përmes faqes zyrtare.

Xavi lidhej me një kalim të mundshëm te Barcelona, si zëvendësues i Quique Setien, por duket se ai ka fokusin tek Al-Sadd.

Megjithatë, raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se në kontratën e nënshkruar ka një klauzolë që lejon Xavin të largohet nga Al-Sadd, nëse në pyetje është Barcelona.

Ndërkohë, në ‘Camp Nou’, në krye të stolit vazhdon të jetë Quique Setien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat