Drejtori i Dritës flet për incidentin me Liridon Lecin

Futboll

Drejtori i Dritës flet për incidentin me Liridon Lecin

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:34
Drejtori i Dritës flet për incidentin me Liridon Lecin

Java e 28-të përmbyllet sot me dy super-përballje.

Padyshim ndeshja kryesore është ajo në Podujevë ku Llapi ndeshet me Dritën që nis nga ora 17:00, megjithatë jo gjithçka ka nisur mirë për taborin e skuadrës gjilanase.

Është Liridon Leci, që ka pasur një telashe me trajnerin Ardian Nuhiu pasi i pakënaqur me formacionin (mbeti në bankën rezervë), ka lëshuar zhveshtoren.

Drejtori sportive i Dritës, Valon Zymberi për gazetën "Olle" ka sqaruar situatën e ndodhur sot.

“Ka qenë në 18-she por jo në formacion titullar dhe dëshira e tij ishte që ai të luante, por ishte paksa i lënduar dhe trajneri nuk vendosi për të”.

“Ai (Leci) nga gjendja paksa e pakënaqur ka dalë. Pra, Leci ka dashur të luajë këtë takim të rëndësishëm dhe nga mërzia u largua edhe nga 18-shja”, përfundoi Zymberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat