Shkëndija nisi me përgatitje për sezonin e ri

Futboll

Shkëndija nisi me përgatitje për sezonin e ri

Nga: Shaban Sinani Më: 5 korrik 2020 Në ora: 17:03
Shkëndija nisi  me përgatitje për sezonin e ri

Ekipi i Shkëndijës nga Tetova ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri dhe eliminatoret në UEFA Europa League.

Shkëndija i jep fund pushimit dhe tashmë zyrtarisht shënohet starti i përgatitjeve për sezonin e ri, ku krahas garave vendore, kuqezinjtë për herë të 7 me radhë dhe të 9-ën në total do të jenë pjesë e Kupave të Evropës. Skuadra ka nisur punën nën urdhëratë e stafit teknik të drejtuar nga Ernest Gjoka dhe ndihmësit e tij Fatjon Tafaj, Metin Dalip dhe Kushtrim Abdullai.

Pas matjeve fillestare, futbollistët të ndarë në grupe do të vijojnë ekzaminimet mjekësore dhe testimet e zakonshme për këtë fazë, ndërsa paralel me këtë skuadra do të koncentrohet në realizimin e plan-programit të hartuar për këtë fazë përgatitore.

Sa i përket  lëvizjeve  në këtë afat kalimtar të verës deri më tani ekipi I  është bashkangjitur  Egzon Bejtullai i në janar të këtij viti, firmosi me Helsingborgs IF në elitën e futbollit suedez, por për shkaqe familjare vendosi të ndërpriste kontratën para kohe. Bashkëpunimin me ekipin kuqezi e kanë vazhduar Besart Ibraimi, Armend Alimi, Mevlan Murati, Valmir Nafiu, Zija Merxhani dhe Arlind Aliti, ndërsa ka firmosur kontratë profesionale me 16-të vjeçarin, Dashmir Elezi. Pritet edhe angazhimi I ndonjë  futbollisti  cilësorë.

Nga ekipi janë larguar Agim Ibraimi, Samir Fazli, Marjan Radevski, Konstatin Çeshmexhiev,  Artan Iljazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat