Reagon Zidane

Futboll

Reagon Zidane

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:28
Reagon Zidane

Tjetër fitore me polemika për Real Madridin.

Los Blancos morën pikët e plota në udhëtim te Athletic Bilbao falë një penalltia të fituar me ndihmën e VAR, që raportohet se po e ndihmon Real Madridin.

Pas ndeshjes, lidhur me ketë ka folur edhe Zinedine Zidane.

“Jam lodhur duke dëgjuar se VAR po i dhuron penallti Real Madridit. Duket sikur po i fitojmë ndeshjet për shkak të gjyqtarëve dhe nuk është ashtu. Duhet të respektohet Real Madridi dhe lojtarët”, u shpreh Zizu.

“Të fitojmë 7 ndeshje me radhë… është fantastike kjo çfarë po bëjnë lojtarët”.

“Nuk përzihem në punën e gjyqtarëve, ata e kane punën e tyre, shikojnë… dhe kështu është”.

“Është një fitore e rëndësishme, kemi treguar forcën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat