Jurgen Klopp gëzon të gjithë tifozët e Liverpoolit me këtë deklaratë

Futboll

Jurgen Klopp gëzon të gjithë tifozët e Liverpoolit me këtë deklaratë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:46
Jurgen Klopp

Nën drejtimin e Jurgen Klopp, Liverpooli bëri një shfaqje fantastike ku brenda dy vitesh arritën të fitonin dy trofe shumë të rëndësishëm, Champions dhe Premier League.

Ky ishte maksimumi që tekniku gjerman mund t’i merrte këtij ekipi por në shtëpinë e kuqe nuk dëshirojnë të ndalen këtu, kërkojnë të jenë sërish në majën e Evropës dhe futbollit britanik.

Nuk e ka me nxitim të mendojë të ardhmen as Jurgen Klopp, në një intervistë për “Mirror”, trajneri i Liverpool nuk e di se çfarë do të bëj pasi t’i skadoj kontrata me “The Reds”.

“Nuk kam plane pas përfundimit të kontratës më 2024. Nuk kam plane përtej kësaj date. Kur nisa këtë punë i thoja shpesh vetes, tani të presin 25 vite punë të vështirë. Kam qëndroj për shtatë vite e gjysmë në Mainz, shtatë vite tek B.Dortmund dhe kur të më përfundoj kontrata me Liverpool do të jenë plot 23 vite e gjysmë si trajner. Nuk e shoh vetëm si trajner deri në një pikë të jetës, nuk e di se çfarë do të bëj”, theksoi Klopp, duke lënë të kuptoj se në përfundim të kontratës me fituesit e Premier League mund t’i japë fund karrierës si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat