Ferizaj lamtumirë elitë? Trepça ’89 fiton në një ndeshje me tre të skuqur 

Futboll

Ferizaj lamtumirë elitë? Trepça ’89 fiton në një ndeshje me tre të skuqur 

Nga: K. Goca Më: 5 korrik 2020 Në ora: 19:00
Ferizaj lamtumirë elitë? Trepça ’89 fiton në një ndeshje me tre të skuqur 

Trepça ’89 nga Mitrovica fiton pikë të mëdha në fushën e Ferizajt, që gjendet prapa palestrës “Bill Clinton”. 
’89-shi fiton me rezultat 5:2 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.   

Në minutën e 18-të, Bardhi shënon autogol dhe 0:1. Pas tre minutave (21’) Traore gjen mirë brenda zonës Mujën, i cili shënon nga 13 metra, 0:2. 

Gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Arb Manaj thellon rezultatin në 0:3.  

Në minutën e 61-të, Kenan Orana realizon për 1:3.  

Mitrovicasit shënojnë sërish dhe 1:4 në minutën e 68-të, fal golit të Jasharit, që u tregua i saktë nga penalltia. Në minutën e 74-të, Hajdareviq me dinakërinë e tij realizon për 2:4. 

Në fund të takimit, Ahmeti thellon fitoren e Trepçës ’89 në 2:5.

Trepça ’89 është në vend të nëntë me 34 pikë, kurse Ferizaj është i dhjeti me 26 pikë dhe me pak shumë pak shpresa për mbijetesë apo fare pak shumë pak shpresë për mbetjen në elitë. 

Në këtë ndeshje u ndanë tre kartona të kuq, që të gjithë për Ferizajn Halili (pas dy të verdhëve në minutën e 67-të) dhe Bardhi direkt me karton të kuq (84’) si dhe trajneri Burim Çerkini.  Trepça ’89  i afrohet për një pikë pozitës së tetë, Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat