Nuhiu: Në Llap është vështirë të fitohet

Futboll

Nuhiu: Në Llap është vështirë të fitohet

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 19:27
Nuhiu: Në Llap është vështirë të fitohet

Drita ka shënuar fitore të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Llapit ndërkohë Trepça 89 ka mposhtur Ferizajin me rezultat të thellë 5-2.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu duke komentuar fitoren e klubit të tij, është shprehur se lojtarët e Dritës bën një ndeshje perfekte duke luajtur me zemër.

“Në Llap është vërtetë vështirë të fitohet” .

“Djemët bën një ndeshje perfekte, secili prej tyre. Patëm komunikim dhe ishim kompakt gjatë gjithë takimit. Ishte një fitore me plotë meritë” – tha ai për SSK.

I pyetur për mungesën e Lecit, ai konfirmoi fjalët e drejtorit sportiv duke u shprehur se Leci vuante nga një lëndim muskulor dhe nuk deshi ta rrezikonte.

“Liridon Leci kishte probleme në ditët e kaluara me një problem muskulor ndaj vendosa që ta mos e inkuadroj nga minuta e parë. Ai ka një personalitet me ego të fortë ndaj nuk deshi të rrinte në bankë” – mbylli intervistë ai.

Me këtë fitore Drita ruan distancën prej 4 pikëve ndaj vendit të dytë që mbahet nga Prishtina kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat