Batatina reagon pas humbjes - Bota Sot
Batatina reagon pas humbjes

Futboll

Batatina reagon pas humbjes

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 19:28
Batatina reagon pas humbjes

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar ashpër pas humbjes së thellë nga skuadra e Dritës në pasditën e sotme.

Skuadra e Ardian Nuhiut i dha "shkollë" Llapit duke e mposhtur si mysafir me rezultat të thellë, 0:4.

Pas ndeshjes, Batatina është shprehur i befasuar me paraqitjen e dobët të portierit dhe të skuadrës në përgjithësi.

"Sot ishte një Llap krejt më ndryshe. Nuk besoja as vet që është kjo skuadër. Ne nuk kishim porter në portë, kishim portier, por nuk është i këtij niveli", u shpreh fillimisht Batatina në "SS Kosova".

"Pësuam shumë gola herët, sidomos goli i dytë na pengoi shumë. Ai gol nuk pranohet, madje as një portier i juniorëve nuk e pranon një të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm për ndeshjet e radhës dhe të mendojmë për edicionin e ri", tregon më tej trajneri llapjan.

Tutje, Batatina nuk harroi ta kritikojë as gjyqtarin e ndeshjes, Selim Isufi.

"Drita fitoi me meritë, por edhe gjyqtari sot nuk ishte në nivel, pasi nuk lejoi të zhvillojmë futboll. Kishte shumë zhagitje, mendoj se edhe sot referimi ndikoi", shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat