Vllaznia rikthehet te fitorja

Futboll

Vllaznia rikthehet te fitorja

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 19:59
Vllaznia rikthehet te fitorja

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Luftëtarin në transfertë.

Ishte një ndeshje e dominuar nga shkodranët në Gjirokastër me të besuarit e Hysen Dedes që kishin disa raste të tjera për shënim, por nuk u treguan të saktë para portës së gjirokastritëve.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Vllazninë në luftën për t’iu larguar zonës së “play-out”, teksa tashmë ështtë vetëm 1 pikë pas Bylisit të vendit të 7-të që luan nesër me Partizanin.

Vllaznia nuk njihte fitore prej 6 ndeshjesh, teksa kjo është fitorja e parë e Hysen Dedes te ekipi shkodran që nga koha kur ka marrë drejtimin e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat