Cungut s’i del “inati” me vlonjatët: Flamurtari - Bota Sot
Cungut s’i del “inati” me vlonjatët: Flamurtari

Futboll

Cungut s’i del “inati” me vlonjatët: Flamurtari

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:06
Cungut s’i del “inati” me vlonjatët: Flamurtari

Laçi triumfoi mes vështirësive ndaj Flamurtarit, duke rrezikuar ndjeshëm, kjo për meritë edhe të vlonjatëve. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i skuadrës kurbinasve, Armando Cungu, veç të tjerash, nuk i ka kursyer thumbat ndaj skuadrës kundërshtare, e cila sipas tij u kujtua të luante futboll në Laç, pas 700 ndeshjes.

“Kush e njeh futbollit, e kupton që ndeshjet e tilla janë të vështira dhe të rrezikshme. Tensioni ishte i madh në fushë. Çdo gabim kushton shumë, kjo ishte arsyeja që nuk na la të shprehej siç duhej. Kur kundërshtari del me karton të kuq, bëhet e vështirë të gjesh hapësira. Gjithsesi arritëm të shënonim një gol, gabuam duke i dhuruam kundërshtarëve gola. Mund të ishte tenistik rezultati, por humbëm shumë para portës.

E thashë që çdo gabim kushton rëndë dhe është i pariparueshëm. Kjo është arsyeja pse ekipi është i tensionuar. Me tension nuk shkojmë kurrkund, duhet të jemi të qetë. Kisha tension gjatë ndeshjes. Komplimenta Flamurtarit që u kujtua të luajë futboll në Laç pas 700 javësh, shpresojmë të luajë kështu edhe në javët e mbetura.

Teko ka bërë mirë, deri pa pësuar dëmtimin. Vendosa të luante nga minuta e parë duke sakrifikuar Grecën. Me futjen e këtij të fundit ekipi mori një puls tjetër. Mendova që me golin e parë u zgjidh gjithçka. E rëndësishme është ekipi shkoi te porta, gjetëm golin dhe morëm atë që kërkuam.

Kemi gjetur sistemin, rritmini fitoren. Sikurse kam 4 forca. 11 vetë do të luajnë, nuk mund të luajnë më tepër. Xhixha-Teko-Nuabueze dhe Greca nuk mund të luajnë bashkë. Nuk mund të prishim sistemin e lojës për një individ. Kur gjërat shkojnë mirë nuk ka trajner që bën gabime të tilla”, u shpreh Cungu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat