Troisi: Penalltia nuk ishte - Bota Sot
Troisi: Penalltia nuk ishte

Futboll

Troisi: Penalltia nuk ishte

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:19
Troisi: Penalltia nuk ishte

I kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, por jo me rezultatin dhe mbi të gjitha me vendimet e gjyqtarit që ndikuan direkt në humbjen e ndeshjes nga Flamurtari. Marcelo Troisi trajneri i skuadrës vlonjate e analizoi kështu sfidën në mikrofonin e Supersport.

“Kemi dhe katër ndeshje të tjera, nuk e di për sezonin tjetër. Unë do të flas me presidentin, por për momentin, kam katër ndeshje. Tani për tani, jam i fokusuar te këto katër ndeshje.

Kartoni i kuq është pjesë e lojës, kur luan me 10 futbollistë është e vështirë, sidomos në një fushë si kjo e Laçit. Para ndeshjes, fola me ekipin tim dhe iu kërkova që të merrnim pikë sot. Është skuadra ime, por ishte një gabim i lojtarit tonë dhe gjithçka u vështirësua.

Penalltia? Unë nuk e di, por kur humbet sfidën 1-0 me një penallti, është e vështirë për t’u pranuar. Për mua nuk ka rëndësi, penallti apo jo. Më pas, arritëm të shënonim, 1-1. Për mua, penalltia e Laçit nuk ishte. Çfarë vendos arbitri, nuk e di”, u shpreh Troisi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat