Ra Zidane u largua nga Reali

Futboll

Ra Zidane u largua nga Reali

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:20
Ra Zidane u largua nga Reali

Agjenti i Achraf Hakimit ka thënë se mbrojtësi u largua nga Real Madridi shkaku i Zinedine Zidanes.

Marokeni kaloi dy vite i huazuar te Borussia Dortmundi, mirëpo në këtë afat kalimtar kaloi te Interi për 40 milionë euro.

Martino Camano, agjenti i lojtarit, ka thënë se përse vendosën që të kalonin te Nerazzurët dhe të refuzonin të riktheheshin në Santiago Bernabeu.

“Zidane është arsyeja se përse Hakimi kaloi te Interi. Ai duhet të sqarojë se përse Hakimi u largua”, ka thënë ai.

“Ai ishte gjithmonë në kontakt me Hakimin. Ka folur për projektet e klubit për të ardhmen, andaj ne kështu u larguam në drejtim te Interi”.

“Ne kemi vlerësuar lartë interesimin e Contes dhe kjo ishte që na bindi të kalojmë te Interi”, ka shtuar më tej Camano.

Hakimi do t’i bashkohet skuadrës italiane nga fundi i muajit gusht, derisa në shtator do të fillojë edicioni 2020/21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat