Bilbaos iu mohua një penallti ndaj Real Madridit - Bota Sot
Bilbaos iu mohua një penallti ndaj Real Madridit

Futboll

Bilbaos iu mohua një penallti ndaj Real Madridit

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:25
Bilbaos iu mohua një penallti ndaj Real Madridit

Athletic Bilbao, e cila ka zgjuar polemika të shumta.

Në mes të pjesës së dytë, Marcelo u kap nga Dani García brenda zonës së Athletic Bilbao dhe pas një konsultimi me ekranin VAR, zyrtari i ndeshjes Gonzalez Gonzalez jep penallti, e cila është konvertuar në gol nga Sergio Ramos.

Për ish-gjyqtarin Iturralde vendimi ishte i saktë: “Është një penallti e qartë. Lojtari i Bilbao prek në këmbë brazilianin sekonda përpara se të vinte në kontakt me topin dhe nuk ka dyshim në mendjen time se kjo është një penallti”.

Pak minuta më vonë sulmuesi i Athletic, Raúl García ra në tokë brenda zonës së Real Madridit pas një shkelje nga Sergio Ramos – por gjyqtari vendosi të mos akordonte 11-metërsh.

Iturralde gjithashtu mendon se ky rast duhej të jepej penallti për ekipin bask: “Kjo është gjithashtu një penallti, qëllimi në futboll nuk llogarit asgjë. Nëse flasim për më herët unë nuk do të kisha fryrë në pikën e bardhë, por me rregullat e tanishme dhe duke zbatuar shkresën e ligjit, kjo ishte penallti”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat