Dhjetë gola për 90 minuta, Endri Çekiçi shënon me kokë dhe Olimpia për titull

Futboll

Dhjetë gola për 90 minuta, Endri Çekiçi shënon me kokë dhe Olimpia për titull

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:27
Dhjetë gola për 90 minuta, Endri Çekiçi shënon me kokë dhe Olimpia për titull

Olimpia e Ljubjanës është shumë afër titullit kampion në Slloveni, ndërsa aktualisht mban vendin e parë në kuotën e 62 pikëve dhe 5 më tepër sesa ndekësit më i afërt, Celje.

Në ditën e sotme skuadra ku luan edhe Endri Çekiçi ka fituar si të ishte duke u luajtur në kalçeto ndaj Triglav Kranj e jo në futbollin profesionist.

Me rezultatin 3:7, atje ku në mënryë të pazakontë edhe Çekiçi realizoi me kokë, por edhe duke fituar një penallti. Kjo goleadë e rrallë në elitën e kampionatit të Sllovenisë ka ndodhur teksa nuk kishte asnjë ndëshkim me kartonë të kuq, për ç’ekuilibruar ekipet.

Duke nisur nga minuta e 74 e takimit dhe për të mbërritur te 79, Ljubjana do të gjente tre gola me dopietën e Stefan Saviç dhe Bezjak. Menjëherë sapo rezultati shkoi 3-7 trajneri i miqëve do të largonte edhe Çekiçin nga fusha e lojës pasi gjithçka ishte mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat