Mbytet futbollisti

Futboll

Mbytet futbollisti

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:38
Derrik Otim

Një lajm tronditës ka ardhur nga SHBA, teksa ish-lojtari i Notingham Forestsm Derrik Otim është mbytur në një liqen në Karolinën e Jugut.

Futbollisti anglez ishte duke notuar në liqen, teksa aty është mbytur duke i tronditur të gjithë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Notinghamit, që nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar i shpreh ngushëllime familjarëve të 24-vjeçarit.

Në liqenin ku u mbyt futbollisti Otim janë mbytur edhe shumë të tjerë dhe për këtë arsye ai quhet një nga më të rrezikshmit në Karolinën e Jugut..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat