Fitorja e parë nën drejtimin e Vllaznisë - Bota Sot
Fitorja e parë nën drejtimin e Vllaznisë

Futboll

Fitorja e parë nën drejtimin e Vllaznisë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:54
Fitorja e parë nën drejtimin e Vllaznisë

Hysen Dedja mori fitoren e parë te Vllaznia, që nga koha kur ai kishte marrë drejtimin e skuadrës shkodrane. Në prononcimin e dhënë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri shkodran është shprehur se i ka folur lojtarëve të tij rreth 2 javë vetëm për rëndësinë që ka fanella e Vllaznisë.

“Për pozicionin që jemi është shumë e rëndësishme për ne. Luftëtari është në fundin e tabelës, por edhe ne nuk jemi shumë mirë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, ku përveç golit të parë kishin edhe mundësi të tjera shënimi. Sot skuadar më pëlqeu në lojën që bëri dhe kam pak shpresë për ndeshjet e radhës, do kërkoj që skuadra të rritet sidomos në pjesën e finalizimit.

Nuk mund ta them sa mundësi kemi për tu larguar nga zona “play-off”, pasi varet edhe nga Bylisi, por në duhet të punojmë që të mos bëjmë më hapa fals.

Jam marrë shumë në 2 javët e para për tua u bërë të qartë lojtarëve rëndësinë e fanellës. Unë sot pash që lojtarët ishin shumë mirë sot, ndonëse nuk isha i lumtur me Malotën, pasi kemi mungesa.

Për peshën e fanellës i kam folur lojtarëve rreth 2 javë, pasi ai qytet po e vuan shumë këtë moment të skuadrës.

Na duhej shumë kjo fitore. Futbollistët kanë bagazh të madh, stërviten shumë mirë dhe problemet e skuadrës janë të zgjidhura tashmë dhe po punojmë se si ti largohemi këtij momenti.”, u shpreh Dedja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat