Barcelona kërkon fitore për të mos ia bërë të lehtë Real Madridit

Futboll

Barcelona kërkon fitore për të mos ia bërë të lehtë Real Madridit

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:03
Barcelona

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Villarrealit dhe Barcelonës.

Në ndeshjen e fundit në stadiumin La Ceramica u shënuan 8 gola, nga 4 secila skuadër andaj edhe pse pa tifozë, edhe sfida e sotme pritet të jetë shumë interesante.

Villarreali ka shanse që sezonin e ardhshëm të luajë në Champions League dhe sonte objektivi është tri pikë, ashtu si për Barcelonën që kërkon të fitojë dhe të këndellet pas 2 barazimeve, për të qëndruar prapa Realit dhe për të shpresuar në dështim të mundshëm të Los Blancos.

Antoine Griezmann është rikthyer në formacion dhe starton në sulm bashkë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Aktualisht Reali ka 7 pikë më shumë se Barca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat