Kastrati e Kalludra me Kristiansundin nuk njohin humbje në Norvegji - Bota Sot
Kastrati e Kalludra me Kristiansundin nuk njohin humbje në Norvegji

Futboll

Kastrati e Kalludra me Kristiansundin nuk njohin humbje në Norvegji

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:09
Kastrati e Kalludra me Kristiansundin nuk njohin humbje në Norvegji

Futbollistët nga Kosova, Flamur Kastrati e Liridon Kalludra, me ekipin e Kristiansundit, nuk njohin humbje në elitën e futbollit norvegjez.

Kristiansund si mysafirë barazoi me rezultat 2:2 me Stromsgodsetin, në takimin e javës së 6-të.  

Kristiansund nga 6 ndeshje ka 2 fitore e 4 barazime, renditet në vend të tretë 10 pikë apo ka 8 me pak se lideri Bodo, kjo e fundit ka 6 fitore rresht. 

Për vendasit shënuan Hovre (55'), Mawa (77') dhe për Kristiansund Pellegrino (27' e 39'). 

Flamur Kastrati luajti deri në minutën e 56-të dhe Liridon Kalludra futet në lojë në atë të 67-tën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat