Rrahmani e Kumbulla duarthatë nga Brescia

Futboll

Rrahmani e Kumbulla duarthatë nga Brescia

Nga: K. Goca Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:28
Pamje nga ndeshja

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani dhe ai i Shqipërisë, Marash Kumbulla, kthehen pa pikë nga Brescia. 

Skuadra e Brescias shënon fitore me rezultat 2:0 në duel me Veronën, në takimin e javës së 30-të të Serie A. 

Rrahmani e Kumbulla u paraqitën standardë por nuk ia dolën që të kthehen me një pikë. 

Papetti në minutën e 52-të dhe Donnarumma (90+2') shënuan për fitoren e vendasve. 

Brescia është në vend të 19-të me 21 pikë dhe Verona e teta me 42 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat