Behrami me Genoa-n humbjen nga 2:0 e shndërruan në barazim

Futboll

Behrami me Genoa-n humbjen nga 2:0 e shndërruan në barazim

Nga: K. Goca Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:33
Behrami me Genoa-n humbjen me 2:0 e shndërruan në barazim

Futbollisti Valon Behrami me Genoan u kthyen me një pikë të madhe nga Udine. 

Udinese ishte në epërsi me 2:0 por kjo nuk i mjaftoi, pasi që Genoa në finish barazon rezultatin 2:2. 

Për Udinesen shënuan Fofana (44), Lasagna (73') dhe për Genoan Pandev (81') e Pinamonti (90+7').

Valon Behrami ka luajtur deri në minutën e 46-të. 

Duhet theksuar në fund, Pinamonti dështon nga penalltia por topi sërish u kthye te ai dhe shënon për 2:2.  Udinese është në vend të 15-të me 32 pikë, ka pesë me shumë se Genoa që renditet e 17-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat