Skuqet shqiptari në Spanjë 

Futboll

Skuqet shqiptari në Spanjë 

Nga: K. Goca Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:34
Skuqet shqiptari në Spanjë 

Ballafaqimi mes dy skuadrave të rrezikuara në ligën e dytë spanjolle në futboll, Malaga dhe Albacete, përfundoi pa gola (0:0). 

Futbollisti shqiptar Keidi Bare ka luajtur standard por ka qenë i pafat. Ai është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e  72-të. 

Përjashtimi i tij ia vështirëson punën shumë Malagës, megjithatë ia doli që ta ndal një pikë në konak të vetin. 

Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku, po ashtu luajti i plot për Malagën. Sadiku u ndëshkua me kartën të verdhë në minutën e 60-të. 

Pas javës së 38-të, Malaga është në vend të 16-të me 46 pikë, ka një më shumë se Albacete që është një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat