Atalanta e Gjimshitit presion Interit

Futboll

Atalanta e Gjimshitit presion Interit

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:51
Atalanta e Gjimshitit presion Interit

Janë mbyllur para pak minutash 5 ndeshjet e Serisë A, të vlefshme për javën e 30-të në këtë kampionat.

Atalanta nuk di të ndalet, teksa ditën e sotme ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, duke mposhtur Kaljarin 1-0 në transfertë dhe duke iu afruar me vetëm 1 pikë Interit të vendit të 3-të në renditje.

Fitore shumë të rëndësishme ka marrë edhe Bresha që ka mposhtur me rezultatin 2-0 Helas Veronë dhe i është larguar kështu vendit të fundit të tabelës, duke shpresuar te mbijetesa, me Xhenoan e vendit të 17 që është vetëm 6 pikë larg dhe barazuar ditën e sotme 2-2 me Udinezen.

Fiorentina ka mposhtur me rezultatin 2-1 Parmën, ndërsa Sampdoria ka triumfuar 3-0 ndaj SPAL-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat