Adams shënon nga 40 metra, Manchester City kokulur  

Futboll

Adams shënon nga 40 metra, Manchester City kokulur  

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:48
Adams shënon nga 40 metra, Manchester City kokulur  

Futbollisti Che Adams është kreator i fitores së Southamptonit, me rezultat 1:0 ndaj Manchester Cityt, në takimin e javës së 33-të të Premier Leagues. 

Në minutën e 16-të, Adams pothuajse si me bisht të syrit e kishte vërejtur daljen e portierit Ederson, ku  godet nga rreth 40 metra duke e parabolluar atë, 1:0. 

Gol, që do të mbahet mend gjatë, ndërsa në anën tjetër i solli tre pikë të vlefshme Southamptonit. 

Image

Djelmoshat e trajnerit te Cityt, Pep Guardiola, përkundër humbjes fare nuk e rrezikojnë vendin e dytë, ku kanë 66 pikë apo tetë më shumë se pozita e tretë Leicester City dhe Southampton është i 13-ti me 43 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat