Krenaria jonë, pela a kali është në stadiumin e Kosovës! E ka mbytur... - Bota Sot
Krenaria jonë, pela a kali është në stadiumin e Kosovës! E ka mbytur...

Futboll

Krenaria jonë, pela a kali është në stadiumin e Kosovës! E ka mbytur...

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:30
Ky është stadiumi i qytetit

Kosova pak ka stadiume të mirëfillta por edhe ato që i ka disa nuk i kushtojnë fare rëndësi! 

Është për të qarë natë e ditë kur sheh në këtë gjendje stadiumin ‘Ismet Shabani’ në Ferizaj.

Kjo foto që shihet në stadium, është bërë nga një tifoz i ‘Ujqve’ ashtu thuhet, pavarësisht kësaj, stadiumi shihet se është në gjendje të mjerueshme, e ka mbytur edhe rritja e barit të keq e me thera dhe një dreq e din ka apo jo zvarranik atypari. Po ajo që shohim në foto, është pelë a kali që po kollotet, fare pak ka rëndësi por është e lirë dhe e papenguar nga askush. 

Asgjë nuk ka të keqe pse kollotet aty sepse edhe ajo e ka shpirt, por duhet diku tjetër të shkoi  dhe jo aty ku mendojnë të luajmë fuboll. 

Ky stadium duhet të mirëmbahet e të kthehet në gjendje të mirë sepse nuk u ndërtua nga qytetarët për të kollotur pelat e kuajt!

Turpi nuk ka kufij! Kështu si ka hije këtij stadiumi, që dikur ka qenë krenari e qytetit, e sot po vrapojnë e kollosin kuajt! A mos vallë, pela e kali po bëhen krenari e këtij stadiumi? Ec e mos u tall, në çfarë gjendje ka mbetur fusha!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat