Juventus parakalon Inter-in, gati të mbyllë operacionin për yllin e Premier League

Futboll

Juventus parakalon Inter-in, gati të mbyllë operacionin për yllin e Premier League

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 00:16
Juventus

Juventus fiton në fushë dhe jashtë saj.

Zonja e Vjetër vazhdon të marrë rezultate pozitive edhe në merkato. Në fakt, Fabio Paratici duket se është vënë në lëvizje për të mbyllur një tjetër operacion për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për një goditje me kosto 40 milionë euro.

Sipas Mirror, bardhezinjtë duan 21-vjeçarin e Arsenal-it, Matteo Guendouzi, i cili është nxjerrë në shitje nga Topçinjtë dhe që konsiderohet një nga lojtarët më premtues të futbollit europian.

Për futbollistin interesohen shumë klube të mëdha, mes të cilëve edhe Inter-i i Beppe Marotta-s. Londinezët janë të gatshëm të negociojnë dhe Juventus duket se është në pole position.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat