Conte nuk kursen asnjë futbollistë pas humbjes nga Bologna

Futboll

Conte nuk kursen asnjë futbollistë pas humbjes nga Bologna

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 08:14
Conte

Njësoj si vitin e kaluar, Inter ka rënë në San Siro kundër Bolognas së Sinisa Mihajlovic, që ka mundur 2-1 me përmbysje pasditen e sotme ekipin e Contes.

Trajneri i milanezëve, siç mund të imagjinohet, nuk e ka pritur aspak mirë këtë humbje.

“Është një zhgënjim i madh, kemi arritur të humbim një ndeshje që duhej të ishte e mbyllur. Zemërohem me veten sepse jam përgjegjës për atë që ndodh në fushën e lojës”, ka thënë Conte pas ndeshjes.

“Edhe lojtarët duhet të jenë të zemëruar me veten, edhe ata kanë përqindjen e ty re të fajit. Duam të punojmë, por është e drejtë që të gjithë të jemi në diskutim. Unë i pari, sepse jam thirrur për të kthyer Interin te fitoret”.

“Sigurisht, nuk mund të ndodhë nga sot nesër, por kjo situatë është hidhëruese. Nuk jemi në nivelin që mendonim”.

“Penalltia e Lautaros? Nuk dua të flas për zgjedhjen e lojtarëve që gjuajnë penalltitë, por Lautaro mund të kishte bërë më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat