Messi vendos rekord tjetër rekord personal në La Liga

Futboll

Messi vendos rekord tjetër rekord personal në La Liga

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 08:32
Lionel Messi

Lionel Messi po kalon në një formë të shkëlqyer, përkundër rezultateve jo aq të mira të Barcelonës.

Ylli argjentinas ka shtuar mbrëmë dy asistime në emrin e tij, duke asistuar për Antoine Griezmann dhe Luis Suarez.

Me këto dy asistime, Lionel Messi ka vendosur një tjetër rekord, kësaj radhe personal, në kuadër të asistimeve.

Ishte asistimi për Griezmann ai që ishte i 19-ti për Leon këtë sezon në La Liga, shifër kjo e paarritur mëparë nga ai.

Messi, përveç se është asistuesi më i mirë në La Liga, ai prinë edhe në listën e realizatorëve, duke shënuar 22 gola deri më tani.

Kujtojmë se  Barca mbrëmë ka fituar me rezultatin 1:4, duke treguar se nuk është e dorëzuar në garën për titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat