Ish-trajneri i Brazilit dhe Real Madridit rezulton pozitiv me Covid-19

Futboll

Ish-trajneri i Brazilit dhe Real Madridit rezulton pozitiv me Covid-19

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 08:36
Vanderlei Luksemburgo

Ish-trajneri i Brazilit dhe Real Madridit Vanderlei Luksemburgo ka rezultuar pozitiv me Covid-19. 

68-vjeçari brazilian zbuloi lajmin në rrjetet sociale duke pranuar se është asimptomatik dhe se po vëzhgohet nga mjekët.

“Rezultova pozitiv me Covid-19. Jam izoluar në shtëpinë time, jam asimptomatik dhe jam mirë. Nuk kam dhimbje dhe jam nën kujdesin e doktorëve”, tha ai.

Luksemburgo ka drejtuar në karrierë shumë skuadra braziliane. Pas Botërorit 1998, ai komandoi Brazilin në fitoren e Kupës së Amerikës në vitin 1999.

Luksemburgo stërviti dhe Real Madridin në vitin 2005-2006, vit i përfundimit të epokës së “Galaktikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat