Zidane shpërthen në konferencë: Jam lodhur nga ankesat e rivalëve

Futboll

Zidane shpërthen në konferencë: Jam lodhur nga ankesat e rivalëve

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 10:00
Zinedine Zidane

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Athletic Bilbao me rezultat minimal 0-1.

Ndeshja është vendosur nga një penallti e cila u kontestua shumë nga vendasit, por që pas rishikimit në VAR, gjyqtari vendosi përfundimisht ta akordonte.

I saktë nga pika e bardhë si gjithmonë ishte kapiteni i Realit Sergio Ramos, për të cilin kjo ishte penalltia e tretë që shënon pas rifillimit të kampionatit spanjoll.

Gjithsesi pas kësaj ndeshje kanë shpërthyer polemikat në gjithë Spanjën duke akuzuar Realin se po ndihmohet nga gjyqtarët dhe VAR.

Image

 

“Mendoj se gjyqtari shkoi në VAR për të parë më mirë penalltinë në Marcelon dhe ka qenë i bindur se kishte kontakt. Nuk mund të them nëse ishte ose jo pasi nuk e kam parë në ekran, por më than se ishte penallti”, deklaroi Zidane pas ndeshjes.

Tekniku francez ka shpërthyer ndaj gazetarëve të pranishëm në sall të cilët vazhdimisht pyesnin rreth ndihmave që po merr Reali nga gjyqtarët dhe VAR.

Nëse titulli vendoset nga vendime të tilla të gjyqtarëve? “Nuk mendoj se është e drejt të flitet kështu, ju jeni ata që merreni me polemikat ndërsa unë jo. Ne kemi luajtur në fushë dhe kemi fituar aty, lojtarët po japi gjithçka në fushë dhe ishte një fitore e merituar”, deklaroi Zidane.

Zidane ka folur edhe për akuzat e kundërshtarëve rreth ndihmesave që po marrin nga gjyqtarët dhe VAR.

“Jam lodhur nga ankesat e kundërshtarëve sepse gjithmonë flasin për të njëjtën gjë. Sipas tyre ne fitojmë vetëm për shkak të gjyqtarëve, ne fitojmë në fushë dhe për këtë të gjithë duhet ta respektojnë Real Madridin dhe lojtarët që po japin gjithçka”.

“Nuk mund ta pranojë në asnjë mënyrë se ndihmohemi nga VAR dhe për këtë po e përsëriti se Real Madridi duhet të respektohet”, përfundoi Zidane.

Pas 34 xhirove në La Liga, Real Madrid zë pozitën e parë në tabelë me 77 pikë, katër më shumë se Barcelona që është ndjekësi më i afërt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat